Ish-kryetar i Gjykatës së Apelit në Tiranë, i ftuar në “Kjo Javë” ka përsëritur akuzat ndaj ish-shefit të Operacionales Oltion Bistri i cili është arrestuar nga SPAK.

Malaj tha se Bistri ka nxjerrë në pritë njerëzit e drejtësisë dhe një prej tyre ka qenë dhe fabula që ai krijoi me të dhe familjarët e tij, hedh dyshime për nxitje nga grupe të strukturuara kriminale.

“E them publikisht, nëse SPAK nuk heton këtë zotërinë për 4-5 raste që i kam parë në media që janë publikuar nga SKY që ky i ka të qarta nxjerrjen në pritë të njerëzve, atëherë çfarë kuptimi ka që nesër një drejtues i policisë së shtetit nuk bën të njëjtat veprime”, tha ish-kryetari i Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Alaudin Malaj: E kam personale me zotin Bistri, (ish-kreu i Operacionales) që ndërtoi një fabul të turpshme me fëmijët e mi dhe bëri atë që bëri me mua dhe nuk u ndje asnjë nga prokuroria e gjykata që të hetonte kush ishte arsyeja. Unë them se Bistri ishte i paguar nga grupe të strukturuara kundër meje. E them publikisht, nëse SPAK nuk heton këtë zotërinë për 4-5 raste që i kam parë në media që janë publikuar nga SKY që ky i ka të qarta nxjerrjen në pritë të njerëzve, atëherë çfarë kuptimi ka që nesër një drejtues i policisë së shtetit nuk bën të njëjtat veprime.

Nëse ky kryeministër, do të ketë kurajo, ky Kuvend do të ketë kurajo të hetojë fenomenin e falsifikimit dhe precedentët penalë të paligjshëm atëherë do shpëtojë dhe sistemi i drejtësisë. Sot kemi një grup prokurorësh e gjyqtarësh që presin ça do t’i thotë polici. S’ka ndodhur kurrë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb