Presidenti francez Emmanuel Macron ka konfirmuar Sébastien Lecornu-n në postin e kryeministrit të qeverisë franceze.
Presidenti i Republikës, pavarësisht dorëheqjes së paraqitur të hënën në mëngjes, ka vendosur të riemërojë ish-ministrin e Mbrojtjes, i cili kishte preferuar të tërhiqej: “Nuk ekzistonin kushtet për të vazhduar, kanë mbizotëruar interesat e palëve”.
Pak çaste pas konfirmimit të emërimit të Lecornu-së nga Elizeja, vetë ai publikoi një mesazh në X:
“E pranoj për detyrë misionin që më është besuar, për të siguruar që Franca të ketë një buxhet brenda fundit të vitit”.
