Gazetari i News24, Osman Stafa në studion e emisionit “Kjo Javë” ka folur rreth kandidaturës së Florjan Binajt i cili vjen i pavarur, por që mbështet nga partitë opozitare.
I pyetur se çfarë ndikimi ka sjellë Binaj në garën e opozitës, Stafa është shprehur se propozimi i Binajt si kandidaturë për zgjedhjet e pjesshme të Tiranës, në selinë blu ka sjellë një atmosferë pozitive.
Më pas, ka vijuar duke theksuar se vetë Florjan Binaj si kandidat përkon me vlerat e qytetarëve të Tiranës se sa deputetët e tjerë demokratë.
Osman Stafa ka rikujtuar se kjo garë ka një përfaqësim më të mirë krahasur me listën e zgjedhjeve të 11 majti nga PD, ku shumë deputetë, sipas tij
Osman Stafa: Duhet theksuar se në selinë e Partisë Demokratike, emri i Binajt ka ngritur një atmosferë. Nuk e di se si do të shkojnë në vijimi spese i takojnë të paktën strukturave të partive të cilat ranë dakord për ta mbështetur Binajn.
Gjetja dhe mbështetja e Florjan Binajt, emri i një artisti, i një aktori dhe një qytetari të mirë të Tiranës, mendoj se ka qenë zgjedhje e duhur për opozitën.
Teksa duhet të jemi dhe të sinqertë, PD ka vuajtur kohë pas kohë për gjetjen e një kandidati që kishte një vlerë te qytetarët.
Lista që prodhoi PD në zgjedhjet e 11 majit, ka pasur në optikën time ka patur patjetër shumë problematika. Individë të cilët nuk kanë punuar në zgjedhje, individë të cilët “ngrohin” karriget prej 30 vitesh. Individ me të cilët nuk takohen me elektoratin dhe nuk përballen me njerëzit dhe të përballen me problematikat.
Si gazetarë që mbulojë zhvillimet e opozitës, shoh deputetë të cilët të gjithë duan të flasin për politikën e madhe. Duan të sillen si drejtues.
Mbështetja që ka marrë Florjan Binaj si një person që ka qenë pjesë e protestave të shoqërisë civile.
