Tronditja që ndodhi në Gjermani, ku kryetarja e sapo-zgjedhur e qytetit Herdecke, Iris Staltzer, 57-vjeçe dhe nga rradhët e social-demokratëve u sulmua rëndë me thikë në shtëpinë e saj.
Ajo ishte gati të merrte detyrën në nëntor, por sulmi i javës së kaluar pothuajse i kushtoi jetën.
Policia raportoi se Staltzer u gjet e plagosur rëndë në një kolltuk në shtëpi dhe u transportua me helikopter në spital. Për sulmin konsiderohet përgjegjëse vajza e saj e birësuar, 17 vjeç.
Staltzer tregoi se vajza e kishte torturuar për orë të tëra në bodrum dhe madje tentoi t’i vinteë zjarr me një deodorant dhe çakmak, përpara se ta godiste në kokë me një objekt të rëndë dhe ta qëllonte disa herë me dy thika të ndryshme.
Mjekët zbuluan 13 plagë nga thikat, hemorragji dhe fraktura në kafkë. Pas sulmit, kryetarja arriti të tërhiqej brenda shtëpisë.
Vajza thuhet se i tha nënës së saj se kërkonte “hakmarrje”, por motivi mbetet i paqartë. Policia gjeti një thikë të përdorur në sulm në çantën e shpinës së djalit 15-vjeçar të birësuar të Staltzer, së bashku me rroba të njolla gjaku që besohet se janë të vajzës.
Ekspertët vunë re edhe përpjekje për të pastruar gjurmët e gjakut në shtëpi para se fëmijët e birësuar të njoftonin autoritetet.
Më parë kishte tensione në familje dhe gjatë verës kishte pasur një konflikt mes Staltzer dhe fëmijëve të saj, ku ishte përdorur një thikë.
Dita para sulmit të egër, kryetarja kishte shkuar në polici duke kërkuar ndihmë pasi ndjehej e kërcënuar nga vajza, por nuk mori ndihmë, dhe ditën pasuese ndodhi sulmi.
Prokuroria vendosi të mos ushtrojë ndjekje penale për tentativë vrasjeje ndaj fëmijëve, por për shkaktim të dëmtimeve të rënda trupore, duke marrë në konsideratë që vajza telefonoi vetë autoritetet për ndihmë. Të dy fëmijët ndodhen tani nën kujdesin e shërbimeve sociale, ndërsa hetimet vazhdojnë.
