Teksa na ndajnë vetëm disa orë nga ndeshja Serbi-Shqipëri, tensioni sa vjen e shtohet. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren për të vazhduar të besojnë të botërori, ndërsa serbët synojnë një rezultat pozitiv në Leskovac.
Drejtori i stadiumeve të Federatës së Serbisë, Ljubislav Sekulic, ka folur për organizimin e ndeshjes në stadiumin e Leskovacit.
“Të gjitha biletat do ta kenë emrin dhe mbiemrin, bashkë me numrin identifikues. Vetëm personat me dokumente personale do të mund të hyjnë në stadium. Tifozët do të kontrollohen pranë stadiumit dhe në hyrjet kryesore. Nuk do të jetë e mundshme të sillet ndonjë objekt që mund të hidhet në fushë, objekte si laserë, para të hekurit dhe shkrepëse”, -tha Sekulic.
