Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, zhvilloi një bisedë telefonike mesditën e sotme me homologun e tij amerikan, Donald Trump.
Lajmin e bëri të ditur shefi i stafit të presidentit ukrainas, Andriy Yermak, përmes një postimi në Telegram, duke konfirmuar se “ Zelensky është aktualisht në një bisedë telefonike me presidentin amerikan”.
Sipas burimeve, kjo telefonatë vjen pas një prej sulmeve më të rënda ajrore ruse kundër rrjetit energjetik të Ukrainës.
Gjatë një konference për shtyp një ditë më parë në Kiev, Zelensky i kishte bërë thirrje Trump-it të ushtrojë presion ndaj Vladimir Putinit, në mënyrë që të ndalojë bombardimet ajrore kundër Ukrainës.
