CEO i Acromax, Aldor Nini, i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në News24, tha se ministrja virtuale Diella nuk është asgjë më shumë se sa një video e gjeneruar me AI, pas së cilës ndodhen punonjës të administratës.

Nini tha se Diella nuk i gjeneron vetën tekstet duke iu referuar fjalimeve që ka mbajtur, por sipas tij hartohen nga persona që e njohin mirë politikën shqiptare.

Ai shtoi se Diella doli me 6-gishta sepse sipas tij, nuk gjenerohet nga teknologjia e duhur dhe bëhen gabime në sistem.

“Shumë iu duket diella një iluzion. Është një video, nuk po flas për e-albania. Se sa mund të ndihmojë kjo video që krijohet vetë nga një grup personash të qeverisë, ata mund të krijojnë të çdo lloj forme. Nuk dua ta nënvlerësoj mundimin e qeverisë, por sot kemi parë vetëm sipërfaqen është një video e gjeneruar nga inteligjenca artificiale, mund të marrë një fytyrë, një zë. Diella me 6 gishta ishte një gabim, që po të zgjedhësh teknologjinë e duhur nuk e bën atë gabim. Diella nuk i ka bërë vetë tekstet, tekstet i janë dhënë. Fjalimet më tingëllonin si të hartuara nga persona që e njohin mirë politikën shqiptare.”, tha Nini.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb