Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, përgjatë një vizite në qytetin e tij të lindjes Rize, iu drejtua tumrës se “unë do të shkojë i pari në Gaza pastaj ju”.

Gjatë deklaratës së tij në një event të Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP), Erdogan kërkoi nga Izraeli që të respektojë armëpushimin dhe të ndalë politikat
sulmuese.

Ai tha se palestinezët janë vllezër të turqve.

“Vëllezërit tanë palestinezë, veçanërisht Hamas, treguan gatishmëri për paqe. Pas dy vjetësh shtypjeje dhe dhune, njerëzit në Gaza filluan të buzëqeshin për herë të parë, edhe pse me trishtim”, tha Erdogan.

Erdogan përsëriti se zgjidhja me dy shtete është rruga më e mirë për të gjithë njerëzit e rajonit, si myslimanë, të krishterë dhe hebrenj, dhe se ai do të vazhdojë me vendosmëri në këtë drejtim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb