Një tubim dhe marshim proteste i ushtarëve u zhvillua në qendër të Athinës të shtunën kundër projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes.

Personeli ushtarak i thotë jo të ashtuquajturit “korpus nënoficerësh”. Ata kërkojnë rritje page dhe kthimin e pensionit të 13-të dhe 14-të për ata që janë në shërbim aktiv dhe, përkatësisht, pensionin e 13-të dhe 14-të për ata që janë në pension.

Në tubim morën pjesë oficerë dhe nënoficerë aktivë të Forcave të Armatosura nga e gjithë Greqia, së bashku me ushtarakë në pension.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: