Nuk ka të mbijetuar nga shpërthimi që ndodhi mëngjesin e së premtes në një fabrikë municionesh në Tenesi, SHBA, i cili la 18 persona të zhdukur, siç njoftuan autoritetet.
“Më shumë se 300 persona kanë kontrolluar pothuajse çdo centimetër katror të këtij objekti dhe deri më tani nuk kemi gjetur asnjë të mbijetuar”, tha Sherifi i Qarkut Humphreys, Chris Davis.
Davis nuk zbuloi numrin e saktë të viktimave të shpërthimit, duke pretenduar se “jemi në proces të identifikimit të mbetjeve mortore”. “Pritja për ata që janë brenda ndërtesës… mund të supozojmë se janë të vdekur”, tha ai për mediat.
Deri të shtunën në mëngjes, autoritetet nuk kishin dhënë një numër të saktë të të vdekurve, por më parë kishin thënë se 18 persona rezultojnë të zhdukur. Davis konfirmoi se operacioni ishte zhvendosur nga një operacion shpëtimi në një operacion rikuperimi dhe se hetuesit do të përdorin testet e ADN-së për të konfirmuar identitetin e viktimave.
“Ndërsa ecim përpara, po zbulojmë se shkatërrimi është edhe më i madh nga sa menduam fillimisht”, shtoi ai.
Davis tha se shkaku i shpërthimit, i cili ndodhi në orën 7:45 të mëngjesit është ende nën hetim. “Kjo mund të zgjasë me ditë, javë ose muaj para se të mund ta bëjmë këtë”, tha ai.
Videoja e filmuar të premten nga vendi i shpërthimit tregoi zjarre që ende digjeshin, automjete të djegura dhe tym që dilte nga ndërtesa e dëmtuar.
