Dy anije të Frontex-it, të koordinuara nga Qendra e Përbashkët e Koordinimit të Kërkim-Shpëtimit, shpëtuan 56 emigrantë të paligjshëm në bordin e një gomone sot në mbrëmje, në zonën detare në jug të Gavdosit.

Konkretisht, siç raportohet nga ERT, gomonia ndodhej vetëm dy milje detare në jug të ishullit dhe anijet e Frontex-it e drejtuan atë në mënyrë të sigurt drejt portit të Gavdosit.

Nesër, pritet që emigrantët të transportohen në Kretë me anijen e linjës dhe prej andej në zonën e akomodimit të përkohshëm në Agia Chania.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: