Sulmuesi Rey Manaj, autori i golit ndaj Serbisë, nuk fshehu emocionet pas fitores 0-1.

“E ndjeja që do të shënoja. Jam shumë i kënaqur për të gjithë Shqipërinë dhe Kosovën. Duhet të vazhdojmë sërish sepse kemi edhe dy ndeshje të tjera. Sot çunat dhe ata që ishin në stol e dinim këtë presion të ndeshjes. Presioni ishte më i madh këtu sesa në Tiranë. Atje ishte një atmosferë në shtëpinë tonë, por sot ishte më e ndjeshme.

Me thënë të drejtën jam shumë i kënaqur. Sot besoj se duhet të festojmë dhe nesër do të vazhdojmë të mendojmë për Andorrën. Rëndësi ka të bëj gola. Ky ishte goli më i rëndësishëm i gjithë karrierës sime”, u shpreh Manaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb