Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ishte i ftuar në samitin e Gazës në Egjipt, por nuk do të marrë pjesë pasi ka një axhendë tjetër në këtë ditë të rëndësishme të Izraelit.
Izraeli dhe Egjipti njoftuan për ftesën drejtuar Netanyahut, në një samit që bashkë udhëhequr nga Trump dhe presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sissi
Zyra e Netanyahut falënderoi Trump-in për ftesën, por bëri të ditur se ai nuk do të udhëtojë për shkak të festës hebraike të Simchat Torah, e cila fillon mbrëmjen e sotme dhe përfundon të nesërmen.
Ndërkohë mediat lokale raportojnë se Izraelin do e vizitojë edhe presidenti i Indonezisë, Prabowo Subianto. Sipas burimeve, Subianto do të mbërrijë ditën e nesërme.
