Zbardhen detaje të reja nga operacioni i Policisë në Elbasan i kryer pasditen e kësaj të hëne, ku është goditur një grup kriminal.

Disa persona mësohet se janë shoqëruar nga uniformat blu, mes tyre edhe biznesmeni B.M i cili po merret në pyetje nga autoritetet ligjzbatuese.

Bashkë me sipërmarrësin janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë, ndërsa janë sekuestruar edhe armë zjarri.

Operacioni  i policisë është zhvilluar gjatë mesditës së sotme në Elbasan, duke çuar në arrestimin e të paktën dy personave të njohur si pjesë e botës së krimit. Burime bëjnë me dije se operacioni është zhvilluar rreth orës 15:30 në një prej lokaleve të njohura përgjatë aksit rrugor Elbasan – Ish-Metalurgjia, në fshatin Katund i Ri.

Operacioni është cilësuar si një nga më të rëndësishmit e zhvilluar kohët e fundit në Elbasan, një qytet që prej vitesh përballet me prani të lartë të grupeve kriminale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb