Trajneri i kombëtares, Sylvinho heziton të flasë për Play off, përderisa matematika nuk e thotë ende diçka të tillë. Në konferencë për shtyp para Jordanisë, tekniku ishte me “këmbë në tokë”, teksa theksoi se gjithçka do vendoset në nëntor.

“Play-off? Duhet të jem i sinqertë, nuk kam parë asnjë kundërshtar  që na shfaqet përpara për play-off. E njoh veten shumë mirë, koka është kthyer te kjo gjë e rëndësishme në nëntor. Kemi ndeshje në nëntor, i kam thënë djemve që nga e nesërmja nuk e shoh si miqësore, por si mundësi. Ekipi Kombëtar është këtu dhe koka është te hapi i radhës në kualifikueset e nëntorit. Jo, nuk kam parë asgjë për më para”- tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb