Dhjetë persona janë arrestuar nga policia në qytetin e Elbasanit.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Personat e arrestuar janë identifikuar si shtetasit:
Endri Doda
Ervin Cani
Akil Kërtusha
Blerim Heta
B. M.
Maksim Suci alias Lika
Stefan Mehmeti
Ergys Tusha
Jurgers Mullahi
Hanson Mullahi

Operacioni u zhvillua në një nga lokalet e njohura të qytetit ne segmentin rrugor Elbasan Ish Metalurgji dhe ka qenë rezultat i një hetimi të përqendruar mbi aktivitetin kriminal dhe posedimin e armëve pa leje. Gjatë ndërhyrjes, disa nga të ndaluarit kundërshtuan me forcë arrestimin, çka ka çuar në përshkallëzim të situatës dhe përfshirjen e forcave të shumta policore.

Policia e Elbasanit ka bërë të ditur se hetimet vijojnë për të identifikuar nëse të arrestuarit kanë lidhje me ngjarje të tjera kriminale në këtë zonë apo më gjerë. Gjithashtu, pritet që në ditët në vijim të zhvillohen kontrolle të mëtejshme dhe të merren në pyetje persona të tjerë në kuadër të këtij operacioni.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb