Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka lavdëruar kryeministren italiane, Giorgia Meloni, duke e quajtur atë ‘një frymëzim për të gjithë’.
Trump tha se Meloni po bën një punë të jashtëzakonshme për Italinë.

“Meloni, Kryeministrja e MADHE e Italisë, ka shkruar një libër të ri. Giorgia po bën një punë të pabesueshme për popullin e mrekullueshëm të Italisë. Ajo është frymëzim për të gjithë”, ka shkruar miliarderi amerikan në rrjetin e tij social, Truth Social.
Mesazhi i presidentit të SHBA-së shoqërohet nga një foto e kopertinës së librit të Melonit, i cili sapo është përkthyer në anglisht.

Më tej, Trump ka theksuar se Meloni është një politikane shumë e respektuar në Itali dhe një figurë shumë e suksesshme politike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: