Dy 26-vjeçarë janë arrestuar nga Policia në Tiranë pasi u kapën duke shitur lëndë narkotike.

Sipas burimeve njëri prej autorëve K.B e kishte fshehur lëndën narkotike dhe pas kontrollit fizik nga autoritetet ju sekuestruar.

Kurse të arrestuarit tjetër S.S përgjatë kontrollit fizik përveçse lëndës narkotike ju gjendën 2 armë të ftohta, 3 celularë dhe një shumë parash që dyshohet se i ka nxjerrë nga shitja e drogës.

Autoritetet po vijojnë hetimin ndaj dy të akuzuarve deri në një vendim final.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: