Ka ndërruar jetën Arjan Kraja, heroi që shpëtoi dy fëmijë nga mbytja në Velipojë.
Prej afro tre muajsh ai ndodhej në koma, si pasojë e një ishemie, të shkaktuar pas shpëtimit të mrekullueshëm të fëmijëve.
Sipas burimeve, i ndjeri ishte punonjës i OSSH, ku dhe këtë të fundit kanë dalë më një njoftim të hidhur.
“Me keqardhje të thellë Ekipi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes #OSSH, ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut të dashur, Arjan Kraja.
Gjatë viteve të tij në detyrë si shef grup, Arjani u dallua për përkushtimin profesional, ndershmërinë në punë, si dhe mirësinë e tij njerëzore, që e bënte të respektuar e të dashur nga të gjithë kolegët.
Në këto momente të dhimbshme, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij.”, thuhet në njoftim.
