Brazili humbet miqësoren në Tokio ndaj Japonisë. 5 herë kampionët e botës të drejtuar nga Carlo Ancelotti, dolën të mundur nga testi miqësor ndaj kombëtares japoneze. Ndeshja ishte e ndarë në dy tablo, teksa në pjesë e parë përfaqësuesja braziliane gjeti dy herë rrugën e rrjetës falë realizimeve të Paulo Henrique dhe Gabriel Martineli.

Gjatë fraksionit të dytë tekniku italian Carlo Ancelotti zgjodhi të hedhë në fushë lojtarë të tjerë nga stoli si Rodrigo, Joelington, Cunha, Richartlison apo edhe Estevao, ndërsa përfaqësuesja japoneze zhvilloi një pjesë të dytë perfektë. Brenda 20 mintash lojë, Japoni përmbysi gjithshka falë golave të Minaminos, Nakamurës dhe Uedas. Kjo ishte humbja e dytë për Brazilin e Ancelotti, pas asah të një muaji më parë ndaj Bolivisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb