Në 2017, PSG vuri në jetë një blerje rekord, e cila sot e kësaj ditë nuk është thyer ende. Sheiku Al Khelaifi detyrojë Barcelonës të shes Neymar duke i vendosur në tavolinë një ofertë të pa dëgjuar më parë, 222 milionë euro. Drejtuesit e Barçës u dorëzuan përballë një shifre të tillë duke lënë të lirë sulmuesin brazilian. Neymar mund të zbres nga froni dhe Barcelona mund të vendos një tjetër rekord, nëse drejtuesit e klubit lënë të lirë Lamine Yamal.

Sipas mediave, klubi i Al Hilal i ka ofruar Barcelonës 400 milionë euro për të lënë të lirë Lamine Yamal. Për talentin spanjoll klubi nga Arabia Saudite ka gati një kontratë 7-vjeçare. Për momentin, përgjigjja nga ana e Barcelonës ishte e prere: “Jo, Yamal nuk është në shitje”.

Pavarësisht refuzimin, askush në radhët e Barcelonës nuk mund ta bëjë gjumin e qetë pas një ofertë të tillë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb