Policia e Pogradecit ka arritur të identifikojë autorët e të shtënave me armë zjarri drejt banesës së një 42-vjeçari, ngjarje e cila ndodhi më maj 2025, në lagjen nr.1 të qytetit.

Arma e zjarrit kallashnikov u gjet  nga blutë e fshehur në varrezat e qytetit.

Të miturit të identifikuar me inicialet M.K dhe J.H., tashmë janë vënë në pranga dhe njërit prej tyre i është gjetur gjatë kontrollit në banesë, një sasi municioni luftarak, një gëzhojë arme zjarri model 56 dhe një dorezë metalike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb