Gjatë seancës dëgjimore në komisionin parlamentar të Ligjeve, kreu i SPAK Altin Dumani iu përgjigj pyetjeve të deputetëve të opozitës për rezultatet e Task Force të SPAK për hetimin e krimit zgjedhor gjatë zgjedhjeve të 11 majit.

Kreu i SPAK tha se cdo denoncim është vlerësuar dhe nisur nga verifikimet, një rast i korrupsionit masiv është konstatuar nga SPAK, cka ka vënë para drejtësisë një kryebashkiak, emrin e të cilit Dumani nuk e bëri publik, ndërsa njoftoi se po për korrupsion aktiv në zgjedhje, një tjetër kryebashkiak është në hetim.

Duke iu drejtuar konkretisht denoncimeve të deputetëve të opozitës, Oerd Bylykbashi dhe Gjin Gjoni, Dumani tha se vetëm për krimin zgjedhor në zgjedhjet e 11 majit janë arrestuar disa persona, disa të tjerë janë në hetim, ndërkohë janë 38 procedime penale.

Pyetja e Oerd Bylykbashit: Pandëshkueshmëria e shitblerjes së votës që i ka dhënë krahë gjithnjë e më shumë. Për herë të parë ka dalë në raport të OSBE/ODIHR në vitin 2015, në 2017 pas kanabizimit ishte rekomandimi prioritar në raportin e OSBE. Pavarësisht se legjislatori ka forcuar kornizën ligjore, e kualifikoi si korrupsion, përsëri nuk ka ndodhur gjë.

I ka dhënë krah shitblerjes së votës dhe tani është masive. Tani nuk ka më as llogari. 50 euro është histori qesharake. Po ju them anekdota, merr sa të marrësh. Duke qenë se nuk kishte ndryshim, me insistim të gjatë, në vështirësi për të patur komunikim me institucionin tuaj për këtë shqetësim tonë. E konsiderojmë si formën më të rrezikshme të korrupsionit.

Për këtë shqetësim insistuam në fillim 2024 një task forcë si model i Kosovës, u arrit që të ngrihej. Nuk është një operacion që nuk e gjejmë më aq sheshit, mbaruan zgjedhjet e 2025. Ishte një nga faktorët kryesorë të masakrës zgjedhore.

Task forca në këtë pikë ishte një fiasco e madhe. nuk po flasim për shitblerje të votës nga zyrtarët të thjeshtë, por po flasim për krimin e organizuar. Spektakël i krimit të organizuar. Kemi informacion për persona, se nëse do kishim fotografi do ishin në rrezik njerëzit. Deri në këtë moment asgjë nuk ndodhi para zgjedhjeve. Fjalët ishin të mëdha nuk ndodhi gjë. Nëse dështon kjo nuk dimë çfarë të bëjmë tjetër. Nëse task forca nuk funksionoi, do doja të dija çfarë nuk funksionoi. Nuk kemi kohë të na vdesin zgjedhjet njëra pas tjetrës. Nuk do doja një përgjigje nuk kishte prova.

Pse u vonua aq shumë operacioni Ura, i cili nëse do kishte patur ndërhyre 10 ditë para zgjedhje jo 10 ditë pas, rezultati në Durrës do ishte tjetër. Patët 52 masa sigurie dhe numër i kufizuar u arrestua.

Më kryesorët ikën, dikush i njoftoi përpara. A keni dijeni pse u vonua. Nëse dikush e dekonspiroi. Rasti i Portit Durrës, kemi bërë kallëzim penal, aseti strategjik më i madh deri ushtarak. Kemi bërë dy kallëzime dhe a kanë filluar hetimet.

Nëse kjo mënyrë që po ndodh, marrja e pasurisë publike dhe çuarja në privat kaq haptazi, nëse merr qytetarinë do marrë përpara pasuri publike të shqiptarëve pafund. E ngjashme me këtë është dhe Eco Park në Durrës. Nga 19 mln euro kontrata, puna ishte kryer për 12 mln e gjysëm, pjesa tjetër nuk janë përdorur për atë punë. A ka nisur hetim për këtë, duke qenë se përfshihet kryeministri.

Përgjigja e Kreut të SPAK, Altin Dumani: Në zbatim të rekomandimeve krijuam një task force për hetimin e krimit zgjedhor. U shtri në gjithë qarqet. Nuk mund të them se ka dështuar. Ka vend për tu përmirësuar.

Në zgjedhjet e fundit janë kallëzuar dhjetëra kallëzime. Kemi marrë seriozisht çdo kallëzim nga të gjithë subjektet. Ka kryer verifikime në vend dhe kohë reale. Kur janë evidentuar elementë nga 194 materiale, subjektet kanë depozituar: 54 policia, 37 procedim, 10 raste SPAK. Janë transferuar nga prokurorët e rretheve 6 materiale.

Tani sa i takon, i kemi vlerësuar të gjithë referimet e ardhura. Kemi regjistruar 44 procedime penale. 1 është dërguar për gjykim, 1 është pezulluar. 1 është dërguar në prokurorisë së rretheve gjyqësore. Edhe për mua nuk janë shifra që na përmbushin prtshmëritë edhe tuaja dhe të publikut, nga SPAK janë bërë veprimet e nevojshme të çdo kallëzimi.

Vetëm për 2025, aktualisht kemi marrë një kryetar bashkie të pandehur për korrupsion aktiv. Është rast ku kemi parë një korrupsion masiv. Kemi në hetim një kryebashkiak tjetër për korrupsion aktiv.

Kemi arrestuar disa person për zgjedhjet 2025. Disa janë për hetim dhe gjykim. Janë dhe procedime penale që shpresojmë të kemi rezultat konkret. SPAK është një institucion 20 prokurorë, nuk jemi polici e shtetit, as tatime. Kemi detyrim të ushtrojmë ndjekje penale. Kemi patur një komunikim gjatë fushatës, çdo pretendim tuajin e kemi verifikuar.

Në kohë reale, kemi dërguar hetues dhe prokurorë në mes të natës sa është herë është sinjalizuar SPAK. E keni falënderuar prokurorin e posaçëm. Rezultati është kjo, kur bëni denoncim dhe ne sa bëjmë një punë për hetim, ju thoni po blihen vota, kërkon organizim ajo punë. Sa organizojmë punën ,shikojmë në media me titra që në filan vend po blihen vota.

Në rastin e Gjonit, ka bërë një denoncim ja ku është. Kemi çuar prokuror hetues të BKH është marrë kallëzim është verifikuar çdo pretendim. Në Shkodrës të njëjtë gjë, në Korçë. Ne 20 prokurorë jemi. Do doja të mos kishim asnjë rast. Jam njëlloj i shqetësuar si ju për blerjen e votës. Vota është e shenjtë. Qytetarët duhet të votojnë të lirë.

Kapacitete këto janë. Kemi patur një problematikë tek denoncimi te faqja që hapëm, me sugjerimin e një deputeti opozitar ndryshuam faqen se kërkonim kartën e identiteti në rastin e denoncimit. Që ka punuar faqja gjatë kohës e kam me grafikë, me klikime, e vetmja gjë që nuk ka funksionuar pas orës 19:00 të datës 11 maj ka qenë telefoni i gjelbër, se e kishim në kontratë.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb