Në studion e News24 ka qenë e ftuar, Brunilda Laboviti, fituesja e garës për postin Presidente e Urdhrit të Psikologëve. Ajo ka ngritur një shqetësim, pasi pas fitores së deklaruar nga Kryesia, asaj nuk po i lejohet ushtrimit i detyrës.
Ndërkohë që mandati nuk po i lëshohet nga ish-presidentja, Laboviti është ende në pritje të firmosjes së procesverbalit nga Këshilli Kombëtarë. Ky procesverbal do të bëjë të mundur nisjen e detyrës së saj.
Më tej, ajo ka treguar se ka dërguar një shkresë drejt kryeministrit Rama, për të cilën nuk ka marrë ende një përgjigje.
Psikologia Laboviti ka theksuar se me këtë “ngërç” që po zhvillohet në Urdhrin e Psikologëve, 1500 profesionistë po enden në mënyrë që të marrin një kreditë ose rilincensim.
Brunilda Laboviti: Ka rezultuar një emër fituese dhe një humbëse. Emri im ishte emri fituese dhe një humbëse që nga ana tjetër ishte Sekretari i Përgjithshëm. Nuk pati asnjë ankesë. Kështu që normalisht, zyra juridike duhet të certfifikonte këto zgjedhje bazuar në procesverbalin e zgjedhjeve . Nuk u bë e mundur, ndërkoha ka kaluar në një “ngërç” ligjor.
I ka kaluar Këshillit Kombëtar për një vendimmarrje.
Në fakt, ende sot nuk kemi një porcesverbal e kësaj vendimmarrje dhe kemi vetëm një vendim të vendosur ish- presidentja. Ndërkohë vetë Këshilli kombëtarë nuk ka firmosur.
Jemi në kushtet ku me vetëgjyqësi nuk mund t’a zgjidhim këtë çështje, patjetër ka zgjidhje ligjore për këtë çështje.
I jam përmendur me shkresë jo vetëm kryeministrit Rama dhe ministrive të linjave. Asnjë përgjigje nga ata.
I takonte Edi Ramës të kthente një përgjigje sepse ka 1500 psikologë të cilët enden për kredita dhe rilincensime.
Urdhri i psikologut ka hyrë një “ngërç”.
Znj. Treska nuk e lëshon mandatin me idenë patologjike të saj. Ajo e ka përfunduar mandatin dhe e ka deklaruar edhe para mediave.
Qendrimin e saj e justifikon nëpërmjet vendimit të Këshillit Kombëtarë, ata vetë kanë bërë një vendimmarrje pa kuorum.
