Kreu i SPAK vijon raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve, që tashmë vijon prej orësh.

Ai ishte duke iu përgjijgur pyetjeve të deputetit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ku ka deklaruar se prokurorët e SPAK nuk marrin urdhra nga kryeministri Edi Rama apo dikush tjetër.

Dumani u pyet edhe për arrestimin e presidentit të PL, Ilir Meta, duke deklaruar se nuk ndihet përgjegjës për mënyrën e ndalimit pasi institucioni që ai drejton nuk ka kompetencën e ekzekutimit të masës së sigurimit.

“Prokurorët e SPAK nuk marrin urdhra as nga Edi Rama, as nga askush, për këtë të jesh i sigurt. Sa i përket arrestimit të Metës, nuk ndihem përgjegjës për shkeljen e ligjit sepse nuk e kam ezkektuar unë masën e sigurimit. Kjo mënyrë lë shumë për të dëshiruar dhe jam kundër asaj mënyre, e kam deklaruar dhe herë të tjera. Prokuroria nuk është përgjegjëse. Nuk e ekzekutuam ne masën e sigurimit”, u shpreh Dumani.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb