Mesfushori i kombëtares, Asllani analizoi fitoren 4-2 ndaj Jordanisë në miqësore.

“E kemi bërë pak festë pas ndeshjes me Serbinë. Jemi të lumtur sepse ishte e vështirë, pasi kemi bërë festë. Kemi bërë ndeshje të mirë. Marrëdhënia me Brojën? Jemi shumë shokë, jam i lumtur që unë asistova dhe ai shënoi gol, jam i lumtur për të.

Sot ishte Nedimi para dhe nuk kemi luajtur 4-3-3. Kam folur me trajnerin dhe roli para mbrojtjes më pëlqen. Luaj 8-sh, por kur nuk prek top disa minuta, e kthen mbrapa. Kur nuk prek topin, çmendem.

Jeni më mirë, pse? Nuk e di, por sigurisht nga ana fizike jam më mirë, pasi i kam luajtur 5-6 ndeshje në Torino, gati të gjitha minutat. Këtu kam shumë ndeshje me Sylvinhon, jam shumë i lumtur. Po më ndihmojnë shumë minutat në Torino.

Festë edhe sot? Sot nuk kemi festë, pasi nesër kemi stërvitje përsëri”, tha Asllani.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb