Mediat izraelite dhe katariane raportuan të martën se Hamasi  do të dorëzonte trupat e “disa” pengjeve sot, pas presionit nga Izraeli .

Informacioni u raportua për herë të parë nga kanali Al-Arabi i Katarit dhe Kanali 12 i Izraelit.

Në fund të fundit, ishin katër trupa që u dorëzuan në Izrael nëpërmjet Kryqit të Kuq pas orës 22:30.

Hamasi nuk i dha emrat e pengjeve që dorëzoi. Identifikimi i tyre do të kryhet nga shërbimi mjeko-ligjor izraelit.

Më herët të martën, u njoftua se, me vendim të autoriteteve izraelite,  pika kufitare e Rafah midis Rripit të Gazës dhe Egjiptit nuk do të hapet të mërkurën, siç kërkohet nga marrëveshja e armëpushimit.

Izraeli akuzon Hamasin se nuk e ka përmbushur angazhimin e tij për të kthyer trupat e të gjithë pengjeve të vdekur që mbahen ende dhe vlerësohen në 20. Dje, vetëm katër u dorëzuan, duke shkaktuar acarim në palën izraelite.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb