Tronditja që i shkaktoi Rey Manaj me shokë ishte e madhe dhe e dukshme në radhët e Serbisë, kjo u pa qartë edhe në sfidën e tyre të radhës, atë kundër Andorrës, ku hasën shumë vështirësi për të dalë me 3 pikë.
Pas Rey Manaj, edhe Lopez i tronditi që në fillim të lojës, ku në minutën e 17-të me një goditje të bukur nga mesi i fushës realizoi një super gol. Festa e Andorrës nuk zgjati shumë pasi dy minuta më vonë një autogol rikthehu baraspeshën. Me fillimin e pjesës së dytë, Dusan Vlahovic zgjohet më në fund duke rikthyer Serinë në avantazh. Për të vulosur fitoren e Serbisë mendoi Mitrovic, me kapitenin që fillimisht fitoi një penallti dhe më pas po vetë nga pika e bardhë u tregua i saktë duke sigluar shifrat në 1-3.
Me këtë fitore, Serbia shkon në kuotën e 10 pikëve, një më pak se Shqipëria. Në dy sfidat e fundit, Serbia luan në transfertë përballë Anglisë ndërsa në fund pret Letoninë në shtëpi. Ndërsa Shqipëria më 13 nëntor luan në transfertë përballë Andorrës dhe 3 ditë më pas pret Anglinë në “Air Albania”. Në kushte të tillë, fati i vendit të dytë në Grupin K është në dorë të ekipit të Thomas Tuchel.
(BalkanWeb)
