TIRANE – “Na e dina” titullohet kënga më e re mes reperit Gent Fatali dhe këngëtares Samanta Karavella. Mirëpo, ky projekt duket se “fsheh” diçka tjetër sesa vetëm një bashkëpunim. Thuhet se dy artistët gjatë punës për këngën kanë pasur edhe një flirt mes njëri-tjetrit.

Të paktën kështu është supozuar nga afërsia që ata shfaqin në këngë, por edhe nga fotot e realizuara në prapaskenë. Në një fotografi të fundit, Genti dhe Samanta shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin. Megjithatë, deri tani asnjë nga këngëtarët nuk ka komentuar në lidhje me këtë çështje.

46dadbb515284730e76923b1745694d9-l_1467810678-8297828

(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: