Shqipëria ka arritur të marrë fitore ndaj Jordanisë, duke e mundur në miqësore me rezultatin 4-2, teksa ka pasur edhe dy debutime për kuqezinjtë si edhe shumë lojtarë të cilët kanë luajtur ose janë pjesë e Superiores.

kombetarja

Në vitet e fundit, Superiorja nuk e ka furnizuar shumë në mënyrë direkte kombëtaren, por pasi lojtarët janë larguar nga kampionati shqiptar, ata kanë arritur të zënë vend te kuqezinjtë duke u kthyer në protagonistë dhe në lojtarë shumë të rëndësishëm.

DEBUTIMET- Klisman Cake dhe Nazmi Gripshi kanë luajtur mbrëmë ndeshjen e parë me fanellën e Shqipërisë, duke kontribuuar jo pak në fitoren 4-2 ndaj Jordanisë. Të dy lojtarët u ftuan në Kombëtare për herë të parë, me ndryshimin e vetëm se Cake ishte pjesë e listës që nga fillimi, ndërsa Gripshi zëvendësoi Pajazitin e dëmtuar. Dy lojtarët bënë një paraqitje relativisht të mirë ndaj Jordanisë, sidomos Cake që i dha një qetësi mbrojtjes kuqezi. Mbrojtësi i Shkëndijës u aktivizua në vend të Gjimshitit, duke treguar se ftesa në Kombëtare nuk ishte rastësi.

SUPERIORJA- Nga Superiorja, në këtë sfidë u aktivizuan Mario Dajsinani dhe Naser Aliji. Portieri i Egnatias luajti si titullar, ndërkohë që në pjesën e dytë u aktivizua mbrojtësi i Dinamos. Dy lojtarët aktualisht janë në Superiore, teksa një pjesë e madhe e lojtarëve që luajtën mbrëmë, kanë qenë në të shkuarën në Superiore. 8 futbollistë që u aktivizuan mbrëmë, kanë luajtur në Superiore ndërkohë që 2 të tjerë ishin në stolin rezervë.

Titullarë e nisën Shehu që ka luajtur me Laçin e Kastriotin, Daku i aktivizuar me Kukësin, si edhe Jasir Asani, një ish-lojtar i Partizanit. Me të kuqtë, ka luajtur edhe Ramdani i aktivizuar në të dytën, teksa në kampionatin tonë kanë luajtur edhe Cake me Tiranën, Gripshi me Skënderbeun e Teutën, Simoni te Dinamo apo edhe Uzuni me Laçin.

REZERVAT- Të vetmit lojtarë që nuk u aktivizuan mbrëmë por që dikur kanë luajtur në Superiore, ishin vetëm Myrto Uzuni dhe portieri Simon Simoni. Sulmuesi beratas luajti titullar në Serbi dhe u la pushim, teksa në vendin e Simonit u preferua me minuta të plota porteri Dajsinani.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb