Deputeti i PD, Belind Këlliçi i ftuar në programin e drekës në News24 me Ola Bruko ka vijuar akuzat e opozitës ndaj Presidentit të Republikës për dypunësim. Këlliçi komentoi edhe qëndrimin e shprehur nga socialistët përmes kreut të grupit parlamentar, Taulant Balla kur tha se Begaj nuk ka konsumuar shkelje të Kushtetutës dhe se nuk do të shkarkohet – se ‘kjo arrogancë vjen vetëm nga numrat në Parlament”.

Këlliçi shtoi se qëndrimet e Begajt janë për të ardhur keq, duke shtuar se stafi i tij ligjor duhet ta kishte parandaluar në këto hapa të jashtëligjshme.

“Ne si PD kemi dy vite e gjysmë që kërkojmë zgjedhje të parakohshme por në Kushtetutë nuk ta pranon këtë zgjedhje. Dhe pikësëpari duhet të jetë për Presidentin e Republikës, i cili duhet të ishte garant i Kushtetutës së Shqipërisë.

Ndërkohë unë e di se çfarë do të ndodhë në Kushtetuese do t’i japë mundësi Begajt që të dekretojë një datë tjetër. Ky është një President që para një muaj e shkeli prap Kushtetutën me dekretimin anti Kushtetues për ministrin Diella. Është turpi më i madh që kemi marrë dhe është një vendimmarrje militantesk e këtij individi.

Ky duhet të jetë garanti mbi palët. Nuk duhet të ketë shefa politik.

Asnjë nuk duhet të diktojë vendimmarrjen e tij. Ndërkohë ne kemi renditur 7 shkelje të Kushtetutës zotëria. Apo dhe në rastin tjetër ushtrimin e profesioni të tij si mjek që është çmenduri. Ku mirë ky që nuk e kupton vetën atë që ka bërë por dhe vetë si e kanë lënë, këshilltarët e tij.

Të shkojë të ketë dypunësim sepse ja ndalon kushtetua. Nuk e di ku e gjen kurajon dhe ecën me këtë ritëm. Rëndësi ka që ky individi të jetë i verbër në zbatimin e urdhrave të kryeministrit. Arroganca e Ballës shfaqet për shkak të numrave që kanë në parlament. Pas farsës së 11 majit, këta vërtet i kanë numrat. Qëndrimet e Begajt janë për të ardhur keq.” tha Këlliçi.

Belind Këlliçi: 

Presidenti tregoi se është noter dhe ushtar i mazhorancës dhe jo president. Një person antikushtetues që mori e bëri një dekret antikushtetues. Noter i vendimeve të mazhorancës. Ne si opozitë dhe PD kemi dy vjet e gjysmë që kërkojmë zgjedhjet në Tiranë, por prisnim respektimin e afateve kushtetuese. Kurse ky e shkeli duke bërë dekretimin antikushtetues për Tiranën, zgjedhjet. Madje jo vetëm kaq, por bëri shkeljen e dytë edhe me dekretimin e Diellës. Turpi më i madh dhe ndërmarrje militanteske e këtij individi me shkelje kushtetuese dhe anshmëri politike. Ky duhet të jetë garant i Kushtetutës, mos të tregojë anësi.

Ne kemi renditur 7 shkelje dhe kërkojmë shkarkimin e tij, sepse ka kryer një sërë veprimesh antiligjore, sikurse edhe punësimi i tij i dytë, nuk e kuptoj se si e ka lejuar stafi i tij të deklarojë edhe dypunësimin, shkelje flagrante e Kushtetutës. Ai kurajon dhe mbështetjen e gjen tek kryeministri i vendit, për të s’ka rëndësi ligji, kushtetuta, rregulli, sepse mbështetjen ia jep kryeministri. Atij i shkëlqejnë sytë kur takon kryeministrin Rama

Çështja McGonigal skandali i përmasave botërore. Vetëm në Shqipëri nuk pyetet kryeministri për këtë çështje, kur flitet në gjithë botën. Pse nuk flet, pse nuk thotë pse e priti në zyrë McGonigalin, cila ishte arsyeja. Pse nuk pyetet Rama për arsyen pse e priti. Sigurisht për të goditur opozitën. Ai mendon se kjo do harrohet, por kjo nuk do të ndodhë, jua garantoj. Ai nuk do e miratojë këtë Komision që kemi kërkuar për “McGonigal”, sepse është vetë i zhytur me këmbët e tij dhe do e rrëzojë, është aferë me përmasa botërore, nuk është pak. Kryeministri i vendit më të vogël në botë korrupton kreun e FBI-së të vendit më të madh, pse për ta korruptuar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: