Federata Çeke e Futbollit ka vendosur që të largojë nga pankina trajnerin Ivan Hasek. Humbja e fundit, në kualifikueset e botërorit, ndaj Ishujve Faroe  ishte fatale për Hasek.

David Trunda, Presidenti i Federatës bëri me dije se  shumë shpejt do të emërohet tekniku i ri, i cili do udhëheqë ekipin deri në fund të fushatës kualifikuese.

Kujtojmë që Çekia është një nga rivalët e mundshëm të Shqipërisë, në Play Off të Botërorit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb