Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Falmur Noka, ka ndarë pamje nga takimi i zhvilluar sot në Burrel, në prezantimin e kandidatit Eduart Brahilika, për zgjedhjet lokale të 9 nëntorin që do të zhvillohen në 5 bashki të vendit.

Në një postim në rrjetet sociale, Noka shkruan se Brahilika është përfaqësues i shkëlqyer i virtyteve të trevës së Matit, ndërsa shtoi se kjo zonë duhet të pastrohet nga “llumi i Rilindjes pink”.

“Sot në #Burrel, në mbështetje të kandidaturës së intelektualit matjan, Av. Eduart Brahilika, një përfaqësues i shkëlqyer i virtyteve të kësaj treve.
Mati duhet pastruar nga llumi i Rilindjes pink!
Pastrimin do e bëjnë matjanët me vote”, shkruan Noka.

Capture
Capture

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb