Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu nga foltorja e Kuvendit deklaroi se në pikën e rendit të ditës për mocionin për gjenocidin serb duhet të futet dhe çështja për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së. Ai tha se duhet të jemi të ndarë, me Kosovën, apo me Serbinë.
“Për fatin e keq apo të mirë, një pjesë e juaja nuk e ka njohur në atë kohë atë historinë dhe atë marrëdhënie, e kur duartrokisin nuk e dinë se çfarë duartrokisin, për më tepër kur në këtë sallë, në vend që të bashkohemi, ndahemi për një çështje që ka të bëjë me interesin kombëtar. Nëse doni ta dini, një komb e një qëndrim është qëndrimi i kësaj opozite, kërkesa e zotit Berisha e kësaj të djathtë për të njohur shtetin e Kosovës, bashkëpunimi me çdo lider të Kosovës pavarësisht nëse ishte i majtë apo i djathtë.
Le të vijmë te çështja, ku Kuvendi jo vetëm duhet të flasë për genocidin, por duhet të shtojë edhe lirimin e menjëhershëm të krerëve të UÇK-së, sepse janë pjesë e historisë që po përpiqet të shtrembërohet, pikërisht për t’i kthyer viktimat në kriminelë dhe kriminelët në viktima. Kam pasur nderin që i kam njohur personalisht Thaçin, Krasniqin, Veselin edhe Selimin, i kam njohur dhe jam krenar. Duhet të jemi në një qëndrim për gjenocidin serb dhe lirimin e krerëve të UÇK-së dhe nuk ka gjë më të rëndësishme. Ky parlament e duhet ta marrë këtë qëndrim sot dhe nuk duhet të ketë asnjë qëndrim politik. Ne nuk mund të jemi krahu i UÇK-së dhe në krahun tjetër partner me Vuçiq. Sot Shqipëria e kombi shqiptar kanë dy kundërshtarë: Vuçiqin e regjimin e tij, Putinin dhe regjimin e tij dhe ne jemi të ndarë. Si qytetar do jem kudo ku flitet për Kosovën, për lirinë e liderëve të Kosovës. Nuk të pyes ty, Taulant Balla, se ti as nuk e di, as nuk e ke ditur se ku ishte Kosova”, tha ai.
Ndërkohë, i menjëhershëm ishte reagimi i Ballës.
“E kam ruajtur por se mbaj dot më. Meqë ju bëra një kronologji të asaj që keni bërë për të dëmtuar Kosovën.
Vetëm 28 ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të dy bashkë hodhët në erë Gërdecin”, tha ai.
