Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka ka lexuar në Kuvend një mesazh të dërguar sipas tij nga kryeministri Edi Rama në drejtim të Sinisha Mihajloviç.

“Dua të lexoj një sms që i ka shkuar kur lëngonte Sinisha Mihajloviç.
I dashur zotëri, unë jam Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë dhe lojtar i skuadrës kombëtare të basketbollit. Numrin tënd ia mora mikut tonë të përbashkët Aleksandër Vuçiç. Fola mbrëmë për ty në Novi Sad. Prej kohësh doja të shprehja admirimin për forcën e guximit në përballje me armikun tënd. Pasi keni mundur shumë portier, jam i bindur që do të jeni i aftë të mundni hijen mes teje dhe portës së jetës”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb