“Ikona” e njohur, Paul Scholes është pesimist për mundësitë që ka Anglia për të fituar Botërorin.
“Nëse e shikon formacionin aktual, mund të thuash se nuk kanë asnjë shans të fitojnë Kupën e Botës. Edhe me këta tre lojtarë ( Jude Bellingham, Phil Foden e Jack Grealish) do të ishte një sfidë e madhe — por të paktën do të kishin më shumë gjasa për ta fituar”.
“Jude Bellingham ka munguar për shkak të një dëmtimi, por tashmë është rikthyer në formë, kështu që unë do ta kisha ftuar sërish”.
“Thomas Tuchel nuk ka shumë ndeshje në dispozicion deri në nisjen e Botërorit – vetëm periudhat e nëntorit dhe marsit – prandaj është koha që këta lojtarë të kthehen në skuadër”- tha Scholes.
