Kryeministri francez Sebastian Lecornu u përballë me dy vota mosbesimi në parlament dhe një votë mosbesimi duhet të marrë 289 vota pro.
Ndërkaq, vota e parë u propozua nga partia e ekstremit të majtë La France Insoumise e cila dështoi, por me një diferencë të ngushtë. Vetëm 18 vota munguan për ta rrëzuar qeverinë aktuale.
Vota e dytë nuk pati premisa për të kaluar sepse shumë deputetë nuk donin t’i bashkoheshin me partinë e ekstremit të djathtë të Marine Le Pen.
Vetë Lecornu për momentin ka “shpëtuar” por do të përballet me një rrugëtim të vështirë politik pasi Asambleja Kombëtare tashmë është e formuar. Partia e tij nuk përbën pjesë në shumicë.
Gjithashtu, pritet miratimi i buxhetit për vitin 2026.
Nga ana tjetër, partia socialiste shprehën mbështetje ndaj tij vetëm pasi u propozua pezullimi i reformave të pensioneve, por tanimë ata duan ndryshime në pjesë të rëndësishme të buxhetit.
Rikujtojmë që para Lecornut, kryeministrat e tjerë nuk kanë patur fat sa i përket votës së mosbesimit, pasi François Bayrou dhe Michel Barnier kanë humbur me një votëbesim.
