Momente tensioni në Kuvend. Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi është përjashtuar nga seanca me urdhër të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

Më herët, Peleshi ndëshkoi Bardhin duke i hequr të drejtën e fjalës pasi ky i fundit u dëgjua nga vendi t’i drejtohej kryeparlamentarit me fjalët: “Je i paaftë”.

Episodi ndodhi teksa në foltore po mbante fjalën komisioneri kundër diskriminimit, Robert Gajda.

Pas insistimit të demokratit, urdhri i radhës i Peleshit ishte nxjerrja e Bardhit nga seanca.

Gjithashtu, Peleshi ka paralajmëruar edhe deputetin tjetër të PD, Klevis Balliu, të cilit i hoqi të drejtën e fjalës për këtë seancë.

Por momentet e tensionit nga deputetët e PD vijuan dhe Peleshi ndërpreu seancën për 5 minuta.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb