Një shtetas i identifikuar me inicialet A.Z., 36 vjeç dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e vendit ku do të vendosej ashensori në një pallat në ndërtim dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Ngjarja mendohet të ketë ndodhur rreth orës 16:30, në ambientet e një objekti në ndërtim në Kune-Shëngjin.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës.

Shëngjin / Informacion paraprak:

Rreth orës 16:30, Salla Operative e DVP Lezhë është njoftuar se, në ambientet e një objekti në ndërtim në Kune–Shëngjin, shtetasi A. Z., 36 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e vendit ku do të vendosej ashensori dhe, për pasojë, ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin me prova ligjore të këtij rasti.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb