Telefonata midis Donald Trump dhe Vladimir Putin u zhvillua me kërkesë të Rusisë, ka deklaruar një ndihmës kyç i Kremlinit.
Në një transmetim në median shtetërore ruse, Yuri Ushakov tha se gjatë telefonatës, Putin i tha Trump se furnizimi me raketa Tomahawk do të dëmtonte procesin e paqes dhe do të dëmtonte marrëdhëniet Rusi-SHBA.
Si kujtesë, raketat Tomahawk kanë një rreze veprimi prej 2,500 km, gjë që do ta vendoste Moskën brenda objektivave të Ukrainës.
Sipas Ushakov, Budapesti u sugjerua si vendi i takimit nga Trump dhe Putini menjëherë pranoi.
Ai tha gjithashtu se Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, dhe homologu i tij rus, Sergey Lavrov, do të flasin fillimisht me telefon dhe të dy vendet do të përgatiten shpejt për një samit.
