Akuzat e PD për dypunësim të presidentit të Republikës Bajram Begaj ishin një ndër temat që trajtoi emisioni Log, akuza që janë formësuar në një kërkesë për shkarkimin e tij.
Analisti Agim Baçi duke ironizuar pozitën në të cilën është vendosur presidenti prej mazhorancës, ku nuk i kanë mbetur kompetenca, u shpreh se atij i mbetet të gjejë punë tjetër.
Baçi tha se dikur presidenti ka qenë një lloj ekuilibri.
“Kur i kanë ikur disa kompetenca, se ekuilibronin ekzekutimi. Meqenëse ka gabuar nuk do thotë ta largojmë fare. Presidenti këtu ka shumë pak kompetenca dhe ka rol honorifik.
Agim Baçi: I kanë lënë kaq pak kompetenca sa mirë do ishte ta lejonin kështu. Presidenti ka qenë një lloj ekuilibri. Kur i kanë ikur disa kompetenca, se ekuilibronin ekzekutimi. Meqenëse ka gabuar nuk do thotë ta largojmë fare. Presidenti këtu ka shumë pak kompetenca dhe ka rol honifirik.
Nga mënyra si u zgjodh, befasoi gjithçka zoti Rama. Në këtë përfundim do shkonim. Institucionet me përgjegjësi politike duhet të kenë njerëz politik, njerëz për të mbajtur qëndrim publik dhe debati publik.
Këtë duhet të presim. Emri dhe institucioni i presidentit janë një, ndryshe nga të tjerat. Duhet të ketë një propozim sa më serioz që të kemi debate të forta që i shërbejnë publikut në mënyrë sa më të mirë të mundshme.
