Avokati Erald Aga ishte i ftuar sot në “Koha për t’u zgjuar” në Neës24, ku foli në lidhje me problemet në sistemin e drejtësisë.

Ai u shpreh se kemi nevojë për një reformë të re në drejtësi që ndikon në uljen e kohës së nevojshme për shqyrtimin e çështjeve që tashmë zgjat edhe në 10 vite apo më shumë.

“Qytetarët nuk arrijnë dot të gjejnë zgjidhje qoftë në mënyrë administrative me ASHK, Hipotekë apo ATP. Qytetarët donin një drejtësi të re, kur më parë 4-5 vite çështjet zgjidheshin deri në Gjykatën e Lartë, kolapsi që solli reforma në drejtësi solli dhe vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja pasi qytetarët janë të frustruar nga vonesat.

Më parë qytetarët merrnin zgjidhje në rrugë administrative, tani ka një tendencë, urdhër i pashkruar, që në rrugë administrative, asnjë punonjës i administratës nuk mund t’i japë qytetarëve zgjidhje për çështjet e pronës.
Një trupë gjykuese japin çdo ditë 123-140 vendime në ditë. Si mund të ketë drejtësi kështu?
Duhet një reformë e re drejtësie që të proceset të mos zgjasin më kaq shumë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb