Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh gjatë Forumit të Investimeve Shqipëri–Turqi, duke e cilësuar Shqipërinë si një vend të hapur ndaj biznesit dhe një “ishull mundësish” për sipërmarrësit që kërkojnë të shumëfishojnë fitimet në kohë të shkurtër.
Ai vuri në dukje edhe rritjen e ndjeshme të numrit të turistëve nga Turqia, duke theksuar se 300 mijë turistë turq vizituan Shqipërinë këtë vit – një shifër e jashtëzakonshme krahasur me vitet e kaluara.
Kryeministri theksoi se Shqipëria është porta më e afërt e Turqisë me Bashkimin Evropian dhe se qeveria shqiptare nuk është thjesht mike, por një partnere strategjike që garanton mbështetje të plotë për investitorët.
“Nuk jemi më ishulli i mbyllur, por një vend i hapur dhe një ishull bukur mundësish që mund të shumëfishosh fitimin në pak kohë. Me taksa të ulëta me një treg që pret krahëhapur sipërmarrjen turke.
300 mijë turistë nga Turqia vizituan këtë vit Shqipërinë, shifër e jashtëzakonshme kur
Oreksi vjen duke ngrënë thotë një shprehje e për
Porta më e afërt e Turqisë me BE-në. Qeveria shqiptare më shumë se qeveri mike është partnere strategjike që është gati të mikpresë, dëgjojë ndihmojë dhe garantojë që çdo investim të kthehet në një histori suksesi”, tha ai.
