Zbardhen debatet brenda Konferencës së Kryetarëve. Gjatë fjalës së tij, deputeti i PD-së, Belind Këlliçi akuzoi mazhorancën se po ngushton hapësirat që ka opozita në Kuvend.

“Po ngushtoni hapësirat që ka opozita në Kuvend. Kjo është anti-kushtetuese dhe e pa tolerueshme. Opozita nuk kërkon trazirë dhe nuk është për jo normalitet, po na e impononi ju reagimin e fortë. E impononi ju me shkeljen e kushtetutës. Ju donit dje te ndryshonit traditën e pyetjeve për institucionet e pa varura për shkak se keni hallin kur te raportojnë institucionet e drejtësisë. Keni frike nga pyetjet e opozitës për ato institucione dhe për drejtuesit e drejtësisë. Sa i përket rregullores dhe respektit të hapësirës së opozitës mjafton t’ju them se në 3 javë ke përjashtuar 2 herë kreun e Grupit të PD me porosi të Ballës.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: