Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky deklaroi sot se është takuar me përfaqësues të kompanisë amerikane që prodhon raketat Patriot dhe Tomahawk, të cilat Kievi synon t’i sigurojë për t’u mbrojtur ndaj pushtimit rus.

Zelenski shtoi se këto raketa do t’i mundësojnë Ukrainës aftësinë për veprimin me rreze të gjatë.

“Diskutuam mbi kapacitetet prodhuese të kompanisë Raytheon, mënyra të mundshme bashkëpunimi për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës dhe aftësitë e saj me rreze të gjatë veprimi, si dhe mundësinë e një prodhimi të përbashkët ukrainaso-amerikan,” theksoi Zelensky në rrjetet sociale, pak orë para takimit të tij të tretë me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb