Një aksident tragjik ka ndodhur në Fushë-Krujë, ku një 58-vjeçar është arrestuar pasi u përfshi në një aksident automobilistik me pasojë vdekjen.

Sipas burimeve zyrtare, shtetasi N.K., 58 vjeç, dyshohet se humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me një mur. Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet, shtetasi A.L., 44 vjeç.

Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja, por më vonë është arrestuar nga Policia.

Ndaj tij është nisur hetimi nga Prokuroria, e cila po ndjek çështjen deri në marrjen e një vendimi përfundimtar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb