Pakistani dhe Afganistani ranë dakord ditën e sotme për të zgjatur në mënyrë të ndërsjellë armëpushimin 48-orësh, deri në përfundimin e bisedimeve mes dy palëve që po zhvillohen në Doha, sipas tre zyrtarëve të sigurisë pakistanezë dhe një burimi nga talebanët afganë.

Një delegacion pakistanez kishte mbërritur tashmë në Doha, ndërsa një delegacion afgan pritej të mbërrinte në kryeqytetin e Katarit ditën e nesërme, sipas burimeve që kërkuan të mbeten anonimë, pasi nuk ishin të autorizuar të flisnin për mediat.

Armëpushimi i përkohshëm 48-orësh që nisi ditën e mërkurë ndaloi përplasjet e rënda mes dy vendeve, të cilat gjatë javës së fundit shkaktuan dhjetëra të vrarë dhe qindra të plagosur, si në radhët e ushtarëve, ashtu edhe të civilëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb