Teuta eliminohet nga Europa League në takimin e kthimit të vlefshëm për turin e parë paraeliminator.
Durrsakët u mposhtën me rezultatin e thellë 5-0 nga Kairat Almaty në Kazakistan. Ekipi durrsak e mbylli në disavantazh të dy golave pjesën e parë. Vendasit gjetën golin në minutën e 27′ me anë të sulmuesit Gohou, ndërsa Bakajev dyfishoi shifrat më minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.
Më pas në pjesën e dytë erdhën dhe 3 golat e skuadrës Kazake në minutat 61, 72 dhe 79 që u shënuan respektivisht nga Gohou që shënoi një dy-golësh, Tavamba dhe Turisbek.
Gjithsesi Teuta largohet me kokën lart nga ky kompeticion pas një paraqitje pozitive në takimin e parë duke u treguar mjaftë e kujdesshme edhe pse goli në atë takim u shënua pothuaj në minutat e fundit të sfidës.
(b.k/BalkanWeb)
