Sulmi ukrainas me dronë në rajonin e Khersonit, i cili ndodhet nën kontrollin rus, shkaktoi vdekjen e dy rusëve. Sipas burimeve nga guvernatori i emëruar nga Moska, Vladimir Saldo, dy persona u vranë nga një sulm ukrainas me mjete ajrore pa pilot (dronë) në një pjesë të rajonit të Khersonit në jug të Ukrainës që ndodhet nën pushtim rus.
Të dy viktimat banonin në një qendër të përkohshme strehimi për njerëzit e zhvendosur nga shtëpitë e tyre, sqaroi Saldo në njoftimin e tij përmes Telegramit.
Por në të njëjtën kohë një fabrikë ekzplozvësh që kontrollohet nga Rusia ka shpërthyer ku për pasojë kanë humbur jetën tre shtetas rus.
Shpërthimi nuk është vërtetaur ende nëse ka ardhur si pasojë e sulmit ukrainas me dronë. Shpërthimi në fabrikë ndodhi mbrëmjen e djeshme, të premten.
Ekspertët po zhvillojnë hetime për shkaqet e shpërthimit, shtoi Khabirov, ku autoritetet ruse kanë mohuar se shpërthimi ishte shkaktuar nga një sulm ukrainas me dron.
Shërbimet e ndihmës së parë njoftuan sot se kanë përfunduar operacionet e kërkimit dhe shpëtimit në fabrikën e Sterlitamakut, të cilat vazhduan gjatë gjithë natës.
Fabrika Avangard prodhon eksplozivë industrialë dhe çmonton municione. Që prej vitit 2022, fabrika ndodhet nën kontrollin e grupit industrial shtetëror rus, Rostec.
