Së shpejti pritet që presidenti rus Vladimir Putin dhe Presidenti amerikan Donald Trump të takohen në Hungari, megjithatë ka pikëpyetje të forta në lidhje me mënyrën se si lideri I Kremlinit do të mbërrijë në samit.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian ka njoftuar mundësinë e një prej shteteve anëtare të BE që të hapë hapësirën ajrore, masë kjo që do të jetë kundër vendimit të deritanishëm për mos lejimin e fluturimit të disa individëve në hapësirën ajrore europiane.

Zëdhënësi i KE bëri me dije se ky vendim i përket specifikisht qeverive kombëtare.

Ai ka shpjeguar se secili prej njëzet e shtatë vendeve mund të vendosë të hapë një korridor ajror për të lejuar Presidentin rus Vladimir Putin të ulet në Hungari.

Megjithatë ai ka sqaruar se bllokada e hapësirës ajrore evropiane kundër avionëve rusë “mbetet zyrtarisht në fuqi”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb